Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

25 Mars 2026, 16:19Kronika TEMA
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Sipas vendimit të gjykatës, shtetasi portugez Ruben Saraiva është shpallur fajtor për vrasjen e Ardian Nikulaj dhe do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023 në zonën e Shëngjinit, ku Nikulaj u ekzekutua brenda një lokali.

Hetimet zbuluan se vrasja ishte e mirëorganizuar, ndërsa autorët kishin planifikuar me detaje lëvizjet dhe ekzekutimin e viktimës.

2 Komente

  1. B
    Bravo Gjykata e Lezhes Drejtesia ne vend

    Drejtesia Gjykt e Lezhes ju lumte qe Respektoni Ligjet si ne kete raste me ket kriminel, qe kure mos pafte drite ne jeten e tije plehra...qe vrau nje shqiptare .. Do Zoti dhe ne Burg ata shqiptaret ta perkellein pake cdo dite ne Burg kure tjua jepet mundesia... Ti maresh jeten njeriut qofte i fajshem qofte i pafajshem, duhet denuar si ne kete raste me Burgim te perjetshem...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje