Gara për kreun e 'Bluve'/ Spahiu: Ndërkombëtarët nuk emërojnë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, por sugjerojnë kush emër s’duhet të jetë

24 Mars 2026, 22:50Kronika TEMA
Gara për kreun e 'Bluve'/ Spahiu: Ndërkombëtarët

Largimi i Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars hapi zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryepolicit të ri, një proces që tashmë ka hyrë në fazën më vendimtare. Në garë janë 14 kandidatë.

Sot gjatë ditës në Ministrinë e Brendshme u pa edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nensi VanHorn, ndërsa në orët e drekës mbërriti edhe ambasadori britanik, duke shtuar interesin dhe peshën ndërkombëtare mbi këtë garë kyçe për drejtimin e Policisë së Shtetit.

Lidhur me këto këto vizita të diplomatëve të lartë, juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga në Report TV se faktori ndërkombëtar nuk kërkon të imponojë një emër për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, por të sugjerojë se kush prej emrave nuk duhet të jetë drejtori i ardhshëm i Policisë.

Kjo pasi sipas Spahiut, faktori ndërkombëtar ka rezerva për inkrimimin e një pjese të drejtuesve të lartë të Policisë. Ai shtoi se faktori ndërkombëtar ka një listë të zezë me emrat e zyrtarëve të lartë të Policisë, për të cilët ata dyshojnë se mund të jenë të inkriminuar.

“Faktori ndërkombëtar ka rezerva, sepse inkriminimi i Policisë bëhet një pengesë edhe për Reformën në Drejtësi. Sektori më problematik në Shqipëri mbetet Rendi Publik. Te Policia nuk është vetëm problemi me korrupsionin, por problematik është edhe inkriminimi.

Vetë profesioni dhe puna e lidh me krimin. Dhe këtu ndërkombëtarët kanë një listë të zezë të personave që sipas shërbimeve të tyre mund të jenë pjesë e lidhjeve direkte apo indirekte me krimin, të cilët ose mund të jenë vunerabël te pjesa e krimit dhe nuk janë persona të besueshëm.

Mendoj që ambasadorët britanikë apo diplomatët amerikanë nuk shkojnë të sugjerojnë te kryeministri se kush duhet të jetë drejtori i Policisë, por kush nuk duhet të jetë. Kjo është një listë që është e mirëpritur. Duhet veçuar se ka një proces transparent që ndiqet nga faktori ndërkombëtar. Një procedurë që vite më parë nuk respektohej”, tha mes të tjerash Spahiu.

3 Komente

  1. a
    arberia

    po te jete vertet, eshte nje gje e mire

    Përgjigjjuni
    1. N
      Next level

      Të gënjen mendja! Greku dhe Serbi po të mos emëronin çdo shtetar shqiptar nga i pari i shtetit deri tek çdo vend kyç, Shqipëria nuk do ishte kjo katrahurë në 35 vjet dhe në dekadat që vijnë,.deri sa dallga e parë e historisë t'a fshijë nga faqja e dheut. E harrove veten? Kur deshi greku, e le Revolucionin Kombëtar në mes, duke ja lënë vendin tënd Ferid Bejlerit, dhe ja mbathe si emigrant në Evropë për një rrogë që sillogjed të paguan? Edhe kur nuk ja dalin dot vetë, grekët dhe serbët, zgjasin duart e tyre me Amerikën, BEnë dhe Rusinë dhe prapë arrijnë atë që duan dhe kur duan. Ndofta rruga e duhur nuk është drejt asaj që kemi 35 vjet që jemi nisur dhe ngelëm në koliben e qenit jashtë gardhit duke pritur, ndërkohë që të gjithë na këpusin ndonjë copë?! Por tjetër paradigëm, të tjerë objektiva, të tjerë aleatë, të tjera ide dhe qëllime që i kanë rrënjët, pse jo, po tek Lidhja Shqiptare e Prizërenit.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazeta Tomorri

        Gjithë planeti të mblidhet edhe do falimentojë. Shih Reformën në Drejtësi. E vetmja gjë që kemi pjellë, janë sharlatanët . As NE , as ATA nuk duan që të forcohemi si shtet , si shoqëri dhe si komb.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje