Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikë, një prej viktimave të protestës së 21 Janarit të vitit 2011, ka mbërritur në ambientet e SPAK për një takim me titullarin e këtij institucioni, Klodian Braho.
Sipas burimeve për A2 CNN, takimi është kërkuar nga vetë xhaxhai i Aleks Nikës.
Kujtojmë se më 21 janar të këtij viti, Mark Nika deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, se gjatë takimit me prokurorin e çështjes ai ka kërkuar përshpejtim të hetimeve që deri tani sipas tij janë zvarritur. Ai deklaroi gjithashtu se të afërmit e viktimave të 21 Janarit kanë kërkuar që prokuroria të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e asaj dite.
“Janë 15 vjet që ne vuajmë dhe lotët nuk na ka pushuar për një drejtësi të munguar. Koha për politikanët dhe pushtetarët e diplomatët e huaj ka mbaruar. Tani kemi të bëjmë me një çështje penale. Shpresat e fundit për të bërë drejtësi dhe për të ndëshkuar urdhëruesit, vrasësit e vërtetë të 21 Janarit janë në duart e hetuesve dhe të prokurorëve të SPAK-ut. Siç jeni në dijeni dhe nga shtypi, prokuroria e posaçme po bën hetime të plota për të identifikuar autorët, urdhëruesit e vrasjes të kësaj dhe tragjedisë së 21 janarit. Kërkova për të ditur se në çfarë statusi ndodhet hetimi i kësaj çështjeje. Prokurori më shpjegoi se vazhdojnë hetimet dhe për të përcaktuar kërkesat që kërkon edhe ligji për vrasjen e protestuesve se cilët janë fajtorët, si gardistët apo qytetarët e vrarë. me thënë të drejtën ka një zvarritje pakuptimtë”, tha xhaxhai i Aleks Nikës në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij dosja është masakruar nga prokuroria e Tiranës dhe gjykatat, duke larguar dokumente që mund të arrinin në një përfundim më të shpejtë.
“Është e vështirë sepse është një dosje sipas nesh e masakruar nga prokuroria e Tiranës dhe gjykatat nga e parë te gjykata e lartë që për mua mbajnë përgjegjësi, sepse kanë larguar nga dosja edhe dokumente që mund të arrinin në një përfundim më të shpejtë. Kërkojmë të përshpejtojmë hetimet dhe të pyeten edhe ne kemi bërë dhe memo të pyeten edhe personat e tjerë që janë përcaktuar ose kërkuar nga ana jonë në prokurorinë speciale duke filluar nga ish-prokuroria e përgjithshme dhe ish-kryeministri dhe kryeministri aktual dhe persona të tjerë nga garda, nga shërbimet civile si ishin atë ditë në nga policia atë ditë”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Akoma keni shprese se banditet e Saliut ne Spak do hetojn 21 Janarin? Ata jan deri ne fyte me breket dhe sutjenat e Ajola Xoxes,keshtu qe nuk ju ngelet kohe per te hetuar vrasjet e Sali kriminelit.
Keq'ardhje pafund per dhimbjen e mundimin e familjareve te Aleksit e te tjereve, por asnje shprese mos kini tek SPAK! Ata kane vetem nje mision, te pastrojne SB nga krimet e perbindeshme te kryer ne kete vend! Do thone se po punojme, kemi bere disa veprime, kemi ecur por kemi disa veshtiresi, jo kjo e jo ajo! Pune legenash me nje fjale!
Cfare hetimesh bejne keta zagaret e komunistit vrases , qe si ata orokurore e gjykates para jetyre jsne zhdukur dokumente , edhe keta si me Dumani edhe ky Braho shtyjne kohe jo per hetime por oer zhdukje dokumentash , te gjithe e kane pare vrasesin se si mburej e thoshte do vrisja jo vetem 4 por edhe 300 te tjere , ti zagari i komunistit Braho mos vono por mer kaseten e prononcimit te ketij vrasesi e coja gjykates ,
Ky popull duhet të çohej dhe të kërkonte drejtësi për viktimat e Sali Berishës i kemi lënë familjarët vetëm përball një organizatë kriminale
Kane kaluar kaq vite dhe SPAK kurva merret me breket e Monikes dhe le kriminelin Sali te lire. Keto familje sa dhimbje kane kaluar dhe te gjithe tallen me ta.
PO MOS NXITONI SE KANE CA PUNE ME TE MEDHA , SI PERGJIM TELEFONASH, PUNE BREKESH E FUSTANESH, PO NDONJE ARKE PESHK,,,PASTAJ PER 21 JANARIN CTE MBETET, PER GERDECIN , NON SE NE PARLA,,,,,SE TE ZE SYTE ZENI I BABES ME DHENDRIN, TE MBYLLIN SYTE ME PARA OSE TE BEJNE GJEMEN SI ME TREBICKEN , SHIHEMI NGA VITI 2050.......
Me vjen keq se takoheni me kete karavillen, ai pjese e dumit me salehun, ashte mire qe ju te organizoheni e bajni thirrje qytetarve te protestoni sepse vrahsi bredhe e lehe cdo dite ne rruge
Molotovi kërkon të vrasë përsëri si 21 janari e Gërdeci dhe nuk i hynë gjëmbë në këmbë
Me keqardhje zoti Nika, por kjo dosje do të mbyllet nga prokurorët bashkëpuntorë me kriminelin që urdhëroi vrasjen e protestuesve. Kot shkon edhe te kryetari Braho. Është edhe më i keq se Dumani dhe koha do ta vërtetojë këtë. Nuk e kupton sa me shpejtësi ecin hetimet e urdhërat për arrestim kur flitet për individë të së majtës. Mbyllja e dosjes së 21 janarit do të shënojë dhe kundërveprimin masiv të qytetarëve shqiptarë deri në shkrirjen e Spak e Gjkko.
Aleks u befshe si Krishti! Ngjallu! Ne po te presim. Nuk mundet we vrasesit e tu te dalin cdo nate ne TV. Sepse deshevte ishevi lire!
Kur takon banditet e Spakut eshte sikur ke takuar kryebanditin e tyre Sali kriminelin. Spak Gestapo po perpunon thashethemet e Saliut per te goditur ndonje zyrtar qe nuk I pelqen shpellarit.
Po the Spak nenkupton Sali,prandaj mos prisni asnje hetim per vrasjet e 21 Janarit.
Cfarë kërkon nongrada e PD bën Spaku e Gjkko. Kërkoi cdo ditë PD pas goditjes së Lazaratit që të arrastohej Tahiri dhe Spak kërkoi arrestimin sepse i doli emri nga disa biseda telefonike. Bënte protesta PD kundër Veliajt opa Spaku sajoi një letër anonime dhe arrestohet k/ bashkiaku kryeqytetit në zyrë. Presion PD për Ballukun dhe Spak kërkon arrestimin për pabarazi në tendera sipas zbërthimit të disa msm në celularin e një drejtori. Mos të themi pastaj që arrestohet e dënohet një femër zv. ministre e brendëshme për një arkë peshk ! Të gjitha këto Spak e Gjkko i kryen me një shpejtësi të admirueshme.Me politikanë të PD mbyllin sytë e veshët.Ndërkohë që për krimin e 21 janarit faktet janë me dhjetra biles me zë e figurë. Dihet urdhëruesi . Ai që nuk zbatoi urdhërin e prokurorisë për marrjen në pyetje të gardistëve. Aji që gënjeu që protestuesit kanë vrarë njeri tjetrin. Ai që mbajti të izoluar një javë në kryeministri gardistët e që pastronin gëzhojat në vendin e krimit. Ai që deklaroi për puc e që duhet ta faktojë këtë ndryshe duhet të përgjigjet penalisht. Ai që deklaroi që janë pamjet filmike nga kamerat e kryeministrisë por që doli më vonë se ishin zhdukur serverat.Ai që deklaroi që po të vijnë opozitarët përsëri për protestë do qëllonte me snaiper kryetarin e opozitës vetëm po nuk e shpoi plumbi ! Janë me vidio këto zoti Braho !!! Pale audio vidio e fundit që ju është dërguar ku dëgjohet urdhëri pët TU QËLLUAR NË MISH !!??!! Edhe deklarimi i gjykates së Strasburgut që është krim shtetëror . Edhe sa do të vazhdoni të talleni me dosjen e krimit të shekullit ju zoti Braho ??? Po e coni ne ekstrem durimin e popullit.