Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit.
Lajmi për humbjen e tij ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë njohur nga afër gjatë viteve të angazhimit të tij në politikë.
Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009, duke kontribuar në përfaqësimin e komunitetit dhe zhvillimin e zonës që përfaqësonte.
Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si president, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë e koalicionit qeverisës të asaj kohe nën ish-kryeministrin Sali Berisha. Më parë, ai ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.
Ngushllime familjes, i ri per te ikur pushofte ne paqe
Pavarësisht nga luhatjet politike unë e kam njohur më herët, kur ishte Drejtor i Drejtorisë të Ujërave në Peqin.Ruaj konsideratat më të larta për të. Një burrë simpatik, gjithmonë i qeshur. Ngushëllime familjarëve të tij. I qoftë dheu i lehtë.