Sot në orën 10:30, zyrtarët e policisë që garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do t’i nënshtrohen fazës së intervistimit.
Ndërkohë, paralelisht me këtë proces, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Drejtësisë, po zhvillojnë një takim në Vilën 30.
Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe tre zëvendësministrat e Brendshëm si dhe drejtori i Illyrian Guard.
Komisioni i ngritur në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga përfaqësues të këtij institucioni dhe të AMP-së, ka përfunduar më herët vlerësimin e dosjeve të kandidatëve.
Në total, për postin e kryepolicit aplikuan 16 persona. Dy prej tyre, gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, u skualifikuan pas verifikimit paraprak. Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti.
Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.
Lista e plotë
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj
Merr e burre i dheut nji specialist nga jashte, ngele tu nderru shefat . Derisa nuk ka te afte ketu ,gjej zgjidhje tjeter. Zgjidh dhe drejtus per qarkullimin rrugor. Ketu sa zbret ne rinas, sikur je ne lagje bangladeshi. Ke 15 vjet bla bla
Te njohur dhe te afte ne kete liste eshte Neritan Nallbati, Rebani Jaupaj dhe Tonin Vocaj. Kane qene drejtues, kane punuar ne sektorin e krimeve dhe kane personalitet te padiskutueshem. Fitofte njeri nga keta