Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

24 Mars 2026, 19:40Kronika TEMA

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e

Shkaqet e krimit në familjen Rrapaj ende janë mister, por janë zbuluar detaje të reja që japin një sfond të ditëve të fundit të çiftit.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa, e gjithë ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit të çiftit dhe viktimat u gjetën në shtrat.

Ajo raporton se edhe disa ditë më parë çifti ka pasur një konflikt mes tyre se pse djali i tyre i kthyer nga emigrimi i hodhi më shumë pleh patateve nga sa duhej. Për këtë konflikt ka pasur edhe prezencë të uniformave blu.

“Djali i vogël kishte ardhur nga Greqia. Sipas intervistave të marra nga familjarët dhe komshinjtë e çiftit të vrarë, debatet kanë nisur mes tyre në familje pas ardhjes së djalit nga Greqia. Madje, rreth një javë më parë, policia e Roskovecit është njoftuar për një grindje, po nga autori i vrasjes së sotme në familje dhe debati ka qenë banal. Sherri midis tij dhe bashkëshortes ka qenë për mbrojtjen e djalit si nënë, mbronte, mbante gjithmonë anën e djalit dhe debati i parë, sipas policisë, burime të sigurta, ishte përse djali i ka hedhur më tepër pleh patateve se sa duhej”, u shpreh gazetarja.

3 Komente

  1. D
    Do thoshte F.Konica

    O Zot,rruaje Shqipërinë nga budallenjtë!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parajse e kerkuar fundi eshte ky !

      Jane shtuar shume ne vitet e fundit ! Mbase gjejne qehetsi ne parajse... Jeojne si shek pa pagese drita uje ushqime..

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parajse e kerkuar fundi eshte ky !

        Jane shtuar shume ne vitet e fundit ! Mbase gjejne qehetsi ne parajse... Jeojne si shek pa pagese drita uje ushqime..

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje