
Ka përfunduar intervistimi i kandidatëve për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Ka qenë një proces, i cili ka nisur që prej orës 10:00 dhe ka përfunduar pas gati 10 orësh.
Gjatë kësaj kohe janë intervistuar 14 kandidatë, ku procesi nisi me kreun e Policisë së Durrësit, sipas rendit alfabetik.
Afrim Tafa ishte i pari i cili u morr në intervistim nga komisioni i përbërë nga zv ministrja e Brendshme Silva Caka, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme Klejdja Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkej. Pas përfundimit të intervistimit, komisioni do të bëjë vlerësimin për secilin kandidat.
I fundit në radhë, i cili u pyet ishte Tonin Vocja, i cili më herët ka mbajtur postin e ish-drejtuesit të Policisë së Tiranës.
Pas përfundimit të intervistimit të 14 kandidatëve, brenda 48 orëve, ministri i Brendshëm, Besford Lamallari pas pikëzimit që do të bëjë Komisioni i përbërë nga tre anëtarët, do të dërgojë emrin tek Këshilli i Ministrave për miratim. Brenda pak ditësh pritet që të kemi edhe emrin e kryepolicit të vendit.
14 kandidatë garojnë për postin e kreut të Policisë së Shtetit: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Elidon Çela, Gentjan Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Tonin Vocaj.
Në fillim ishin 16 aplikime, por dy prej grave që aplikuan, Ejona Gurabardhi dhe Suela Sulkaj, që nuk plotësojnë kriteret janë skualifikuar. Këto të fundit nuk plotësojnë kriteret, sepse nuk janë pjesë e Policisë së Shtetit, që është një kriter për të qenë në krye të institucionit.
Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, vijën pas dorëheqjes së Ilir Prodës. Ai u largua nga detyra pas protestës së opozitës më 28 shkurt, për shkak se nuk arriti të garantonte rendin dhe sigurinë, pasi protestuesit e opozitës arritën të hyjnë në ‘zemrën’ e qytetit, në zonën e ish-Bllokut dhe goditën me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda së cilës gjendeshin disa artistë të huaj.
Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.
Me mire leni Sokol Bizhgen, qe ka30 e ca kusur vjet ne polici dhe do e bej me mire se cdo kush tjeter ate pune.