Apeli i Posaçëm Antikorrupsion ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro lidhur me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.
GJKKO e dënoi më 30 korrik 2025 me 2 vite burg e për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi në 1 vit e 4 muaj për tu liruar më pas më 29 gusht 2025. Goros gjithashtu i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.
Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Goro u dënua pasi përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin.
Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, për të cilën GJKKO vendosi konfiskimin për llogari të shtetit. Gjithashtu gjykata konfiskoi edhe apartamentin rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula si pronë e fshehur e ish-kryebashkiakut. Jorgo Goro ka edhe një tjetër dosje penale në ngarkim, për tjetërsimin e një toke në Livadhë të Himarës.
Marrin nga 4000 paund nē Angli dhe vijn qē atje pēr 200 m tokē arē qē nuk vlen as 200 euro.Jemi tē çuditshēm ne shqiptarēt.
Nuk e di çfarë ka bërë ky, por të pranosh një denoncim nga një prostitutë Pabukse i si Ferid Bejleri, një bari shqiptar i konvertuar në ekstremist fetar " grek", që ka larë duart me gjakun e shqiptarëve dhe që punon për ditë kundër sovranitetit të Shqipërisë, dëshmon prostitucion dhe tradhëti nga Gjykata dhe prokuroria shqiptare, që as ka hetuar dhe as ka ngritur qoftë edhe një akuzë kundër një terroristi kokëbosh që e prostituojn si duan ata që i ushqejnë mizerjen e egzistencës së tij. Kemi një " Kurdistan" shqiptarësh etnikë në Greqi. Në vend të luftojmë për çlirimin e trojeve, shtëpive dhe pronave shekullore shqiptare nga pushtimi i kishës ekstremiste " greke" dhe shtetit fredbejlers " grek", merremi me denoncimet e kakave të qenit.
Ketij plehres mire ja paskan bere , qe paska mare aqe sa ka patur mundesi Ligji... Ata te zotet e Tokes qe ky jua paska tjetresuar, sa here ta shikojne ti fusin nga nje kelbaze ne fytyre ketij plehre..