Vodhi 4 banesa në Golem dhe Kavajë, kapet 31-vjeçari nga Skrapari

25 Mars 2026, 11:36Kronika TEMA
Vodhi 4 banesa në Golem dhe Kavajë, kapet 31-vjeçari nga

Policia e Kavajës ka arrestuar një 31-vjeçar nga Skrapari, i cili dyshohet se ka vjedhur në katër banesa në zonat e Golemit dhe Kavajës, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte shpallur në kërkim për një vjedhje me dhunë në bashkëpunim në Tiranë.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari T. H.,, banues në Skrapar, i cili dyshohet se i ka kryer këto vjedhje ndërkohë që ishte në kërkim për një vjedhje me dhunë të kryer në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë muajve shkurt dhe mars 2026, T. H. dyshohet se ka vjedhur orendi, pajisje dhe sende me vlerë nga katër banesa në zonat e Golemit dhe Kavajës.

Verifikimet treguan se shtetasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim, pasi më 17 mars 2026, së bashku me një tjetër person, dyshohet se i vodhën një 28-vjeçari dy celularë dhe një shumë parash.

Ndalimi i tij u krye nga strukturat e DVP Tiranë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

2 Komente

  1. P
    Plehrat qe nuk ju nxihet fytyra..

    Ketyre plehrave kriminele ordinere, vetem nese denohen nga Drejtesia ne maksimum, mund te riedukohen.... me denime te lehta , keta nuk permiresohen.... Plehrat turperojne Familiet e tyre , nese kane familie te rregullt... Ne vend te punojne dhe te jetojne si secili qe punon dhe jeton me ndershmeri, keta plehra duhan te jetojne me djersen e te tjereve...

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje