Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Njoftimi i SPAK:
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal nr. 130 të vitit 2025
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për pushim të procedimit penal nr. 130 të vitit 2025 ndaj të kallëzuarës Irena Gjoka, i regjistruar më datë 5.6.2025, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të paraqitur nga shtetasja Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike. Materiali kallëzues është protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më 20.5.2025 dhe përfshinte falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Në kuadër të këtij procedimi janë administruar kallëzime shtesë, materiale referuese dhe dokumentacion nga institucione të ndryshme, si dhe janë kryer veprime të shumta hetimore, përfshirë verifikime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe autoriteteve të huaja, përmes mekanizmave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Nga aktet e administruara, përfshirë dokumentacionin e përcjellë nga autoritetet e drejtësisë së Republikës së Greqisë, evidentohet se ndaj shtetases Irena Gjoka (alias Shpata; Maneku) ekziston një vendim gjyqësor penal i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, me nr. 1447/2005, përmes të cilit ajo është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit)
Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Schengen, të cilat janë kundërshtuar prej saj në gjykatat administrative greke.
Në vijim, nga dokumentacioni i siguruar rezulton se ndaj saj është zhvilluar edhe një proces penal në Greqi, konkretisht me vendimin nr. 1447/2005 të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë në Janinë, ku ajo është shpallur fajtore dhe është dënuar për përdorim dokumentesh të parregullta. Megjithatë, ky gjykim është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. Në këtë kuadër, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se ajo është njoftuar realisht dhe në mënyrë efektive as për zhvillimin e gjykimit dhe as për shpalljen e vendimit.
Gjithashtu, nuk rezulton të jetë administruar dokumentacion që provon njoftimin e vendimit gjyqësor ndaj saj, si dhe nuk evidentohet marrja dijeni në mënyrë efektive për ekzistencën e këtij vendimi në kohën e dhënies së tij.
Autoritetet greke, në vijim të zbatimit të legjislacionit përkatës (ligji nr. 3346/2005), kanë urdhëruar mosekzekutimin dhe arkivimin e vendimit penal, për shkak se ai nuk kishte marrë formë të prerë dhe për shkak të parashkrimit të veprës penale.
Po ashtu, nga verifikimet zyrtare të kryera rezulton se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga autoritetet greke nuk figurojnë të dhëna për dënim penal ndaj saj, ndërkohë që edhe në formularin e vetëdeklarimit ajo ka deklaruar se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.
Nga analiza e mëtejshme e akteve rezulton se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës të aplikueshëm.
Duke marrë në konsideratë mungesën e njoftimit të rregullt, zhvillimin e gjykimit në mungesë, si dhe kalimin e afateve ligjore të ndjekjes penale, konstatohet se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale për këtë çështje dhe se nuk provohet që magjistratja Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale.
Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çështjes, mbështetur në nenet 28/1, 75/a dhe 328 pika 1, shkronja “d” dhe “dh”, si edhe 329, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale.
Kjo kërkesë i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar (SPAK) mbetet e angazhuar në ushtrimin e detyrave të saj kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar hetim të pavarur, të paanshëm dhe të bazuar në ligj.
Adriana eshte figura prej nga humbin gjurmet Sali Berisha dhe EIP helen per nje demaskim fallco te saj ...rasni brenda Sali Berishen dhe do gje do shkoj si saht zviceran ne Shqiperi ...
Rezultati: - Irena Gjoka e ka kryer vepren penale te falsifikimit te pashaportes, dhe per kete ka nje Vendim te Gjykates se Janines nr. 1447 te vitit 2005, vendim i cili eshte parashkryar per efekt afatesh kohore. - pra VEPRA PENALE ESHTE KRYER !
N.q.s. kjo juriste nuk jep doreheqjen e/o te shkarkohet nga Sistemi i Drejtesise sepse gjithsesi KA KRYER VEPER PENALE (FALLSIFIKIM DOKUMENTI) = NUK e KA MOHUAR dhe NUK e MOHON, por FSHIHET PAS PROCEDURAVE KOHORE (?!) = = = Salih Rame Berisha NUK DO TE ARRIHET TE DENOHET KURRE PER ASNJE NGA KRIMET apo VEPRAT PENALE QE KA KRYER = sepse KY SISTEM ESHTE I MOLEPSUR RENDE, KU TE INKRIMNUARIT MBAJNE NJERI-TJETRIN dhe ¨LUAJNE TEATER¨ me BE-ne dhe SHBA-ne !
PARKU! Banka Boterore per te percaktuar analfabetet funsipnal ka per dotur kriterin: Kush bene narrative me shkronja te medha eshte Analfabet Funksional.
o (C)'Mesues letersie' = = = Si zhurmues serial ..... e Ushkure-Lepires, para e mbrapa, i dyshes Saa-Leh
o (C)'Mesues letersie' = = = Si zhurmues serial ..... e Ushkure-Lepires, para e mbrapa, i dyshes Saa-Leh
pas 31 tetorit 2025 jeni katandisur si mos me keq = mbledhje 7 here ne dite ! = nuk ju mbajne me nervat = nxitoni/sikter te Spitali 5 (sa nuk kane/keni mbaruar fondet...) !
...
... i dyshes Saa-Leh
O bobo kush e mban kriminelin sali qe do i shaj me liber shpije dhe ata do rrine si muter
U bo prap i mire Spaku, se po na trembte partinë, por u kthye ne rrugën e saj te lavdishme. Tani do kthehen shqiptaret, do ulet nafta e do kete ilace onkologjiku
Ha mut tani o kriminel hajdut Sali Superbajga , tani do fillosh tē nxjerēsh shkum nga goja o pis bur.
psikopati S.B.ka lindur katran hibrid,nuk mund te nxjerre me shkume nga goja,me e pakta zift me m.t sic ka dhe mendjen bashke me shpirtin dhe ashtu sic veshi nenat shqiptare!!!!
Si e priti fashisti non grata dhe familja e tij kriminale kete lajme???? Tani kjo zonja e ka obligim te ja nxjerre te gjitha genjeshtrat ketj maskarai dhe Fredi Belerit qe ja pregaditi kete kurth. Sali shpellari duhet te digjet ne nje furre zifti
Po sikur ishte Spaku i Saliut, mor qeratenj! Cfare vemjesh jane! Mjeshtra te mashtrimit.
Jam i mendimit qe Adriana Kalaja te arrestohet dhe ti kaloje kesaj zonjes Irena GJokes per gjykim per deklarime te rreme kunder saj, qe te vene mend avokate,prokurore,apo gjygjtare,te plepave,te cilet i ka ushqyer ujku plak Sali-Karraxhixh genjeni dhe shpifni sa me shume,qe te fitoni sa me shume,se me thone Sali-Berisha mue o injorante.Por do vije nji dite qe keto fytyra do largohen nga Drejtesa atehere do duket drita jeshile ne fund te tunelit lum kush te rroje ate dite!
Po terroristi krye prokuror c’fare thote apo doni t’ja ekzekutoje ne krye te detyres . Sipas porosise te Saliut gjyqtarja Gjoka duhen te denohet se ka prekur te pa prekshmin Sali haleja . Po tani c’mut do haje para Spakut te Jena e kur shkon ne Spak .
Respekt per profesionalizmin e Irena Gjokes. Edhe SPAK-sat nuk i gjeten ndonje gjilpere ne kashte.
E çuditëshme se çfarë llagarepsin shumë komentues alla Sali apo allaRama për një problem që me pak profesionalizëm dhe dinjitet njërëzor, moral, profesional .mundet të jenë më të arsyeshëm dhe realist . Në rastin konkret bëhet fjalë për një çështje shumë delikate. .Sepse në qëndër të vëmëndjes të opinionit .të politikës .të drejtësisë është një juriste që është në organet më serioze dhe të nivelit të lartë në Gjykatën e një rëndësie të madhe .Dhe po qe se ajo ka bërë të tilla budallallëqe para 20 vjetësh atëherë çfarë do të gjykojë tani aq më tepër kur bëhet fjalë për figura të politikës 35 vjeçare. Mirëpo në këtë rast SPAK mendojë se e ka peshuar drejtë një akuzë të tipit Adriana Kalaja dhe ka marrë një vendim që mundet dhe duhet vlerësuar si hap pozitiv dhe i pa ndikuar nga presioni politik i opozitës që ka disa muaj që e akuzon dhe e telendisi këtë zonjë gjykatëse .Sidoqoftë rëndësi ka që në radhët e prokurorëve gjykatësve të mos ketë njërëz që nuk kanë moralin të gjykojnë të tjerët dhe në këtë rast kjo zonja gjyqëtare del në rregull me ligjet aq më tepër kur bëhet fjalë për gjyqësorin Grek,Dihet që opozita do të bëjë kauz me këtë vendim të SPAK por kjo ka pak rëndësi përpara drejtësisë që ju dha ksaj zonje gjyqëtare ..
Po kjo zonja, a ka të drejtë të kerkojë demshpërblim tani për të gjithë atë baltë që u hodhe nga palaço e kriminel maskarenj, të vendit dhe gjysem të huaj??
Hajde dëgjo familjen e viçidolit dhe kamikazet e Saliut tashti nëpër studio e neper komente,,,bajga që vetem gerrmon kudo për të shpëtuar bythen e tij,,,edhe pse qirje Beleri bëri namin të gjente diçka në arkivat me pluhur të janulles , prap nuk gjeti gjë,,,vetëm vdekja te shpëton o Sali,,
Kjo gjykatsja Gjoka, ka krye nji akt kriminel me vula dhe viza fallco në pashoshin e saj. Unë vetë, kam qënë deshmitar okular në dogjanen e kufinit Shiftar-Grek në vitin 2004 - 05, kur ka ndodhë ky krim i znj-Gjoka. Atë ditë, nuk isha kurioz që ta njifja ketë zonjën, por kur dumbaba Sali e nxorri në publik ketë krim të znj-Gjoka dhe u publikua fotografia e sajë në media, mu kujtua direkt kjo dhe ngjarja e 2004-05 në dogjanen e kufinit Shiftaro-Grek. Sapo kishim kaluar sportelin e dogjanës Shiftare dhe shkuam nê sportelin e dogjanës Greke. Kjo gruaja, që më vonë e njoha se ishte znj-Gjoka, ishte perpara meje nësportelin Grek, dhe nxorri pashoshin dhe ja dha dogjanerit Grek. Dogjaneri, i tha znj-Gjoka, qê, si emri, si pashoshi, si dhe viza ishin fallco. Kjo, i bëri Be-në e shenjtë Trapojane, "qê pa qi nanen Shiqere", nuk është asgja fallco. Dogjaneri, nxorri nji bilbilnga xhepi dhe fishkëlloj për tê thirrur dogjanerêt e tjerë, të cilët ishin nja 10 15 metra larg sportelit. Ata ishin 5 a 6 dhe u nisën me vrap me pranga të gatshme në duar dhe një konop nja 5 metra, që të vinin dhe ta arrestonin znj-Gjoka. Kjo zonja, me një veprim të rrufeshëm ja mori Grekut pashoshin e saj nga dora, u kthy mbrapa dhe vrapoj me shpejtësi të tmerrshme dhe kaloj vizen kufitare dhe doli në tokën Shiftare. Aty, kam parë ketë zonjën, qê me një gjest të turpshëm, e çoj kishtin e mesit në drejtim të dogjanerve Grek dhe ju tha në gjuhen Shqipe " në Kar ju pafsha". Mu duk shumë grua vulgare, sepse kjo ishte në faj dhe nuk ishte normal, qê të fyente vellezerit Grek. Nejse. Me kalimin e kohës e harrova ketë histori, por kur pava dumbabë Saliun që akuzonte ketë gjykatsen, si dhe kur pava foton e saj në media, mu kujtua kjo histori dhe duke qênë se unë isha spihun okular i kesaj ngjarje, i kam shkruar direkt "qytetarit digjital" dhe kam treguar ketê histori. Pa qi nanen Shiqere, nuk kam rrejtur asgjë. Kjo histori asht e vertetë, sepse unë nuk genjej kurrë. A e dini kush jam unë ore shkerdhata, jam Trapajan unë ore idioter.
Haha krimet i ben xeni dhe saliu kurse lea ss reichtag ypi i shpaguan