Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit: Nuk ka drejtësi nëse nuk dalin urdhëruesit

25 Mars 2026, 19:40Kronika TEMA

Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të

Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, vjen reagimi i parë nga familja e Ardian Nikulajt.Ekskluzivisht për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, familja e biznesmenit të vrarë në barin e hotelit të tij në Shëngjin, deklaron se ata kishin kohë që e prisnim këtë vendim dhe e shikojmë si një hap përpara në bërjen drejtësi për Ardianin.

“Barbaria e ekzekutimit me gjashtë plumba të Ardianit nga i dënuari drejtësisë shqiptare sot Ruben Saraiva, është një plagë që nuk do të mbyllet kurrë posaçërisht për fëmijët e Ardianit që po rriten pa ngrohtësinë e babait të tyre. Pavarësisht vendimit të sotëm për Ruben Saraivën ne vijojmë të jemi të lënduar nga fakti se Ardiani i trajtojë si miq që të gjithë britanikët ardhur në hotelin e tij, por në fakt ata kishin ardhur me qëllim për ta survejuar e të vritej më pas nga bashkëpunëtori i tyre Ruben Saraiva”, shprehet familja.

Familja e Ardian Nikulajt shpreh shqetësimin se ende përpara drejtësisë shqiptare nuk ndodhen britanikët të cilët erdhën me mision për ta vëzhguar të afërmin e tyre e kaluar informacionin tek ekzekutori.

“Ne u jemi falënderues oficerëve të policisë Lezhë që hetuan vrasjen, zyrës së Interpol Tiranës të cilët bënë gjithçka për ekstradimin nga Maroku të Ruben Saraivës, përfshi prokurorët e çështjes për çuarjen përpara drejtësisë të Ruben Saraivës por jemi të shqetësuar, nga vonesa në ekstradimin e të pesë të arrestuarve në Angli prej vitit 2023, si të përfshirë në vrasjen e Ardianit. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë drejtësi të plotë për Ardianin dhe qetësi për familjen Nikulaj, nëse nuk zbulohen dhe dalin përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes”, thanë ata.

Deri më tani  hetimet e prokurorëve të Lezhës, kanë ngritur një pistë se kush mund të jenë, porositësit dhe financuesit e vrasjes të Ardian Nikulajt por nuk kanë mundur ende ta provojnë përmes provave.

 

3 Komente

  1. Z
    Zoti ju dhente force...

    Zoti ju dhente force Familiareve..dhimbje dhimbje per secilin neve qe i lexojme ngjarje me viktima...i ndjeri i Respektoi simbas Tradites te bujarise...le te shpresojme qe edhe ata kriminelet e tjere te marin te njejtin denim me Burg te perjetshem... Fatekeqesi qe nuk do ju shuhet kure...Zoti ju dhente force dhe krenari per te ndjerin qe Zoti i dhente qehtesi atje ku ndodhet...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje