Si pasojë e përplasjes mes një mjeti tip “minicoper” dhe një automjeti tjetër tip “Golf”, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, të cilat ende nuk dihen.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shpellaret vrapojne per te zene kanalet,o zot a kafshe me te medha se keta tip budallenjesh, spitali keta kurva qe ecin pa asnje lloje ligji duhet ti rjepin dhe mos ti pranojne ne spital 99% e aksidenteve jane per shpejtesi,telefon, alkol dhe budalliki i tyre qe vetem kerkojne te ikin nga kjo bote.