Nëna e Daut Lazes, të burgosurit i cili u arratis nga burgu i Shënkollit mbrëmjen e së hënës (3 Shkurt), ka treguar për mediat se nuk ka asnjë informacion për të birin.
E pyetur nga gazetarët nëse ka folur me Lazen, ajo ka mohuar të ketë pasur kontakte me të.
"Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha", mësohet të ketë thënë ajo.
Pas lajmërimit të arratisjes, Komisariati nr. 6 ka marrë menjëherë kontakt me familjen, në kërkim të informacioneve më të plota për vendndodhjen e mundshme të Laze.
Daut Laze njihet si person besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe xhamitë nëpër Tiranë, por deri tani nuk është konstatuar.
Lini një Përgjigje