Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit, ja kur do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë rekursi i ish-deputetit demokrat

4 Shkurt 2025, 15:09Kronika TEMA
Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit, ja kur do të

Më 11 mars, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e ka dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.

Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

Ndërkohë më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik.

Prej 26 shtatorit të vitit që lamë pas, Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit duke kryer dënimin.

5 Komente

  1. M
    Munika

    Personalisht do me pelqente lirimi nga burgu I ketij maskarai intrigant, sikur te shihja edhe shenjen me te vogel te pendimit. Por... Duke pare arrogancen me te cilen deklaron pafajsiñe e tij dhe faktin qe intrigat po lulezojne si kurre me pare ne ate mut partie, mendoj se eshte ne nderin e gjykates qe ta zbatoje vendimin me burg, deri ne fund.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      E çuditeshme: Te gjithe dhjerokratet duan ti ngjajne Qemal Stafes. Qe nga muti qe i udheheq, Haxhi Qamili Sahaleja deri tek ky koqja i Lozhanit ndjekur nga Klevis Balliu kur "udhehiqte demonstraten e bukes" tek Unaza e Re, ku bente foto me dy gishta nga frengjia e makines burg. Oh, t mjert na, kush o prapa gardhit.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hypsi

        O ar kaluar arit Gjykata e larte nuk pezullon vendime per te liruar por per tu rigjykuar me një trup tjetër nëse eshte shkelur ligji gjate gjykimit që ti mor hale panxhar talle arin duke dhene gopin e Gridës larte e poshte dhe e zgjate 4 vjet. Kur te vij koha ty per rigjykim e ke mbaruar burgun dhe vetem nese ndodh çudia dhe eshet trupin Dumasuma merr pafajsi nga ndonje plepist si ata shoqet e Gites që i'a kthyen Abin në krevat

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lezeti

          Ky eshte lezeti BABALJA i zgjuar, ne Bruksel gezohet dhe qesh. Saljani sylesh, shkon ne burg e pret nga Saliu ti çoje pershesh.

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleks

            mos e leshoni kete zangon, nje zagar me pak ne rruget e shqiperise.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje