Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka dhënë dy muaj shtesë Prokurorisë së Posaçme për të përfunduar hetimet ndaj mjekut Edvin Prifti.
Gjyqtarja e çështjes, Elsa Ulliri, gjatë seancës së mbajtur këtë të martë kërkoi që prokurori Sotir Kllapi të ribëjë aktin e ekspertimit financiar, ndërkohë që seanca tjetër u caktua për datën 7 prill.
Në muajin shkurt 2024, SPAK mbylli hetimet dhe paraqiti kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, ndaj të cilit janë ngritur katër akuza: “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhje e kryer duke shfrytëzuar detyrën”, “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash”.
Prokurorisë së Posaçme iu deshën katër vjet hetime për të përfunduar dosjen për ish-shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas organit akuzues, Prifti ka marrë para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT-së, ndërsa iu sekuestruan disa shuma parash, të cilat iu gjetën cash në zyrë dhe në banesë.
Kapitalizmi osht I eger or çuna.
Jo ore burre, 34 vjet jetoje ne kapitalizem, punova 24 vjet mjek specialist me provimet mink mora shuma te tilla, rogen ne fillim 1 mije $ kur kalova provimet 10 mije$ para taksave Kjo qe ben ky eshte rjepje per se gjalli Ka gjykatat super te korruptuara nuk denohet