U dyshua për një të plagosur, Policia zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës: Burri pësoi ngrirje të gjymtyrëve

3 Shkurt 2025, 16:00Kronika TEMA
U dyshua për një të plagosur, Policia zbardh ngjarjen në

Policia e Shtetit ka dhënë informacion për ngjarjen e ndodhur te Vau i Dejës, ku nga informacionet paraprake, u raportua për një të plagosur. Por, uniformat blu kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes duke mësuar se bëhej fjalë për një shtetas F.D që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai nuk ishte plagosur, por si shkak i temperaturave të ulëta, kishte pësuar ngrirje të gjymtyrëve duke kërkuar në këtë mënyrë ndihmën e policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se  ishte i plagosur një shtetas.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje