Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër në Mallakastër, dyshohet se u asfiksuan

3 Shkurt 2025, 11:55Kronika TEMA
Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër në

Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Dy viktimat janë Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, të cilët dyshohet se u asfiksuan në banesën ku jetonin vetëm.

"Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç (vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", bën me dije Policia.

Lini një Përgjigje