E rëndë në Elbasan, infermierja vetëvritet duke u hedhur nga pallati

4 Shkurt 2025, 13:00Kronika TEMA
E rëndë në Elbasan, infermierja vetëvritet duke u hedhur nga

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan, ku një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ende nuk dihet mosha e saj e saktë, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Sipas raportimeve ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje