“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza?", debate në sallën e gjyqit mes grupit të Shullazit dhe mjekëve për ekspertizën ndaj të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit

15 Janar 2024, 13:20Kronika TEMA
“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza?", debate në

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e sotme paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK.

Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjeket, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Në këtë kuptim, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:

“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”


Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve: “Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve: “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.


Rusi i tha: “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”


Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Lul Berisha, Shullazi, dhe grupi krimineleve, ta harrojne kohen e Hajdermataj, Hajdarit, iku koha e Sali Berishes, ku e kishit Policine, Gjykaten, Prokuroret e Plepave nen komande. Tani merrni ato denimet e perjetshme, filloni mesohuni me groshen, krijoni ndonje ekip futbolli te beni ndeshje me burgun e Fierit dhe Korces. Gjeni ndonje trainer te mire, nga privatizimi klubit Partizani. Malltezin merreni per masazhe, ate pune e ben mire ai.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje