Denoncoi për dhunë Lekën, ekspertiza mjeko-ligjore e konfirmon: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah

6 Mars 2024, 16:26Kronika TEMA
Denoncoi për dhunë Lekën, ekspertiza mjeko-ligjore e konfirmon:

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias. Sipas aktekspertizës, shenjat janë konstatuar në dorë dhe krah.

Mbrëmjen e djeshme , Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, denoncuan njëri-tjetrin për dhunë në Polici.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

 

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Cfare ben Parlamenti, pse nuk nderhyn te qetesoj situaten. Rrezikohet Mbreteria, dhe Parlamenti rri ben sehir. Qeveri leshi.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dinua

      Mender Princ Leka injorant nga Burgajeti si i ati. Turp per mediat qe duke shperndare videon marrin pjese ne manipulim!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje