Ndërron jetë i moshuari Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai sot në Lushnjë.
I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Duke qenë se ende nuk kanë ardhur familjarët, procedura e kërkon të mbahet dy orë në spitalin e Traumës në pritje të familjarëve e më pas do të dërgohet në morg.
Fillimisht vëllezërit janë konflktuar fizikisht, teksa 70-vjeçari e ka goditur Nazifin me mjet prerës sëpatë. Ndërsa më pas 77-vjeçari ka marrë armën dhe e ka qëlluar me plumb në kokë vëllanë e tij Haziz Musain.
Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnje, Edmond Pjetraj sqaroi ngjarjen për mediat duke thënë se konflikti i vëllezërve për motive pronësie agravoi në përdorimin e armëve. Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha provat materiale.
Ka keshtu! U dhjefsha mu ne prone!
Zote ruaje mendet ketyre qe vrasin ne emer te pronave ! Le ti pijne shuren pronave ne burg tani..
Keshtu eshte kur vetem mendojne tja fusin njeri tjetrit. Ne fund ja fusin vetes.