Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur, 54-vjeçari Agron Puka, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit.
Një nga dëshmitarët, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se është njeri i rregullt e familjar.
"Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar.
Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të", - tha dëshmitari.
Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.
Burimet bëjnë me dije se Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. 54-vjeçari bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.
Te gjithe Qytetaret kudo ne shqiperi ! ha mendojne per te kaluaren e viti 97 ! Ha mbajti njeri pergjetgjesi per hapjen e Depove te Armeve ! qe jane vrare deri tani mbi 3000 njerez ! Mjafton vetem te mednojne per kete Histori ! mos flasim per shitje dhe djegjen dhe vjedhjet kolosale te Taksapaguesve e te gjithe Qytetareve ! mos te flasim per nje pjese qe jane pasuruar ! dhe lundrojne ne gjakun e te gjithe Qytetareve shqiptare !