Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri e ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.
Dyshohet se në atentatin ndaj 54-vjeçarit Agron Puka janë të përfshirë katër persona. Tre persona kanë qenë jashtë automjetit, ndërsa një i katërt ndodhej në automjet.
Puka sapo kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë me makinë, kur i është bërë pritë me breshëri automatiku. Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Pukës janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.
Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.
Lini një Përgjigje