Agron Puka, 54-vjeç ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të tij teksa po udhëtonte me makinë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë një shkollë, ku 54-vjeçari sapo kishte lënë fëmijët dhe është zënë në pritë nga autorët të cilët kanë qenë me një Audi të bardhë, dhe hapur zjarr në drejtim të tij kur po udhëtonte me makinën tip ‘Audi’.
Agron Puka nuk raportohet të ketë precedent të mëparshëm penal, ndërsa mësohet se ka një fermë blegtorale në Balldren të Lezhës.
Agron Puka ndodhet në spital e sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.
''Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.
Lini një Përgjigje