VIDEO: Aksident i frikshëm në Selitë, përplasen tre makina

5 Mars 2024, 17:02Kronika TEMA
VIDEO: Aksident i frikshëm në Selitë,  përplasen tre makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, tre makina janë përfshirë në aksident duke pësuar dëme të konsiderueshme, siç dallohet edhe nga pamjet, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të lënduar.


Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë zonë.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, si dhe po punohet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe normalizimin e trafikut.

2 Komente

  1. E
    Eva

    Ky qe ka ulur shpejtesine ne korsine e parakalimit, e di ky qe eshte burim aksidenti?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      O kafshet e mediave qe sillni video nga njerez te papergjegjshem. Nuk lejohet qe te filmohet nga shoferi ne kohen qe ai eshte duke ngare makinen, se keshtu perben rrezik qe te krijoje nje aksidet tjeter. Ketij qe ka bere videon duhet qe ti hiqet patenta! Mos nxisni njerezit qe per pak leke qe ju iu ofroni qe t'iu sjellin lajme te tilla. Ky qe keni sjelle nuk eshte lajm! Me çfare te drejte ju flisni ashtu kuturu duke sjelle nje lajm qe nuk qenndron ashtu siç duket? Ku e dini ju se si ka qene ngjarja? Shikoni nje ambulance dhe mendoni se patjeter duhet qe te kete te lenduar. Kjo nuk eshte gazetari qe beni, por rrugaçeri. Na mbyten kafshet qe kane zaptuar median shqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje