E rëndë në Durrës, vajza nga Venezuela hidhet nga kati i dytë pas sherrit me të riun

5 Mars 2024, 15:33Kronika TEMA
E rëndë në Durrës, vajza nga Venezuela hidhet nga kati i

Një grua është hedhur nga dritarja e një godine në qendër të Durrësit.

E reja ka rënë mbi tendën e një lokali poshtë godinës ku banonte, sic shihet nga pamjet e siguruara. Sipas Drejtorisë së Policisë gruaja është shtetase e huaj nga Venezuela, e identifikuar si Darjana Linares.

Nga informacionet e para mendohet se ka patur një konflikt me një djalë nga Shijaku, Ismet Zoton, para se të hidhej nga kati i dytë i godinës. Bëhet me dije se vajza 22-vjeçare jeton prej 1 viti në vendin tonë.

Në momentin e konfliktit mësohet se të dy kanë qenë në katin e parë, ku vajza e ka qëlluar me shuplaka djalin dhe më pas është hedhur në tendën e lokalit. 

"Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.", thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

5 Komente

  1. l
    lani

    çdo kjo nga Venezuela në Durrës?,! aq keq është për të ngrënë?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mare Nostrum

      Ia hyni ne shpulla Ismetit 40 vjeç pastaj 22 vjeçarja ngaqe u ndje fajtore per shuplakat qe i kishte dhene, nuk e perballoi dot peshen e fajit dhe u hodh nga ballkoni. Dhe gazetari qe ishte ne te njejten dhome me ata te dy, me shume seriozitet dhe me bindje e raporton si vetehedhje te 22 vjeçares ndersa Ismeti nuk mund te jete tjeter perveçse viktime ne kete histori, se mire qe i flakeruan syte nga shpullat e vajzes se huaj por dhe pesoi nje tronditje te forte emocionale kur pa vajzen te vetehidhej nga ballkoni.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        O shpellare te gazetarise, ndajeni mendjen, eshte hedhur nga kati i pare apo i dyte, sepse e keni bere çorap lajmin! Ku e pate ju qe vajza qenka hedhur vete? Perse sillni lajme keshtu gjysmake, ashtu siç e keni trurin tuaj? Si eshte e mundur qe te dy ata qenkan demtuar lehte? Vajza ka rene nga lart dhe mund te jete demtuar, po djali ku u demtua, apo nga shuplaka e vajzes? Gazetari e mbushur me shpellare!

        Përgjigjjuni
        1. D
          DinPak

          E si mund te demtohet dikush qe hidhet nga kati i pare, por edhe nga kati i dyte, kur aq me teper, bie mbi nje tende qe duket sheme e rehatshme!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kritiku

            Me duket se paske problem me te kuptuarin. Lexo mire ate qe kam shkruajtur ore analfabet funksional!

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje