Alketa Hysa, ka treguar se ka ngelur e paralizuar pasi u masakrua me thikë nga ish-bashkëjetuesi i saj, Dan Hutra gjatë ngjarjes tragjike të 1 marsit 2023, ku ky i fundit i vrau të motrën dhe kunatën e saj.
Në emisionin me “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti, ajo foli mes lotësh për gjendjen e saj shëndetësore pasi iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirugjikale.
Alketa Hysa, e cila është larguar nga Shqipëria, tha se ka marrë kujdestarinë e plotë të djalit të saj, si edhe të mbesës, vajzës Mevlute Hysa, e cila u vra nga Dan Hutra.
“Kam mbetur invalide (qan). Nuk punoj dot, kryej vetëm nevojat personale. S’kam folur akoma me mjekët këtu. Mua më la pa këmbë, mbesën pa nënë dhe vëllain pa familje.
Djali është me mua, Dan Hutra për fëmijën tim nuk ekziston. Kam edhe vajzën e motrës. Nuk ka komunikime me familjarët e babain të saj. Kujdestarinë e plotë të djalit e kam marrë rreth 2 javë më parë”, tha ajo.
AH ENVER HOXHE kuje per ket kriminel shemtine