Sipërmarrësi Leonard Gjini, i cili ka qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela, ku humbën jetën dy persona, është arrestuar nga policia.
32-vjeçari akuzohet se ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.
Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:
L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Por çfarë ka dëshmuar sipërmarrësi pas shpërthimit që i mori jetën baba e bir?
“Është pyetur shtetasi shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Cela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhje me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt.
Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Po mire pse e arestojne kur ky verteton se nuk kishte filluar pune akoma? A nuk mund te hetohet pa u burgosur? Cfare mut metode eshte kjo qe te heqin lirine kur nuk perben rezik per shoqerine? A mbajna pergjegjesi penale apo administrative keta prokurore?
Po normale është sepse ky quhet Leonard Gjini jo Sali Berisha!
Haha prokuror by..e, fut ne burg zoterine qe e shpjegon me argumenta, po ai deputeti qe kishte bisnesin dhe aq me mire qe ishte aty, nuk shikonte se si punohej, pse nuk interesohej per kushtet teknike te puntoreve, a kan qene te paisur puntoret me rrobat e punes, kepuce, helmeta etj
Procuratore leshi bejne te fortin me fukarane e frikacake me kriminelat e hajdiutet .Pa' prova vetem duke u nisur nga ngjarja arestojne ai i ziu e djali nuk ishin puntore te tije,me cfar motive ishin ne pune atije,pronari objektit pergjigjet per ata qe i vene per te punuar,edhe ta kete ngarkuar ky eskavatoristin te shkonte per pune pergjigjet pronari.stop nuk do shkolle per kete.
Sigurisht qe edhe ky nuk eshe pa gje, se aty ku jane kea edhe kur bejne nje pordhe e mearrin vesh te gjithe ,por gjigjesesi, ajo do dale gjate hetimim me te thelluar a dinte gje apo jo,,,se nuk eshte ndonje gje kaq e komplikuar, por sic e thane edhe disa te tjete ne komente ketu, dhe une jam 100 per qind me ta, strumbullari eshte ky deputeti qe me sa kuptoj vepronte si ai agai te filmi Koncert ne vitin 39, ky eshte lemshi qe ka sjelle gjithe kete katastrofe
Epo cati bejne Jarit ,ti rr..jne topin? Nuk e pate qe u shkul shteti dhe i shkoi ne spital? Fukarai e paguan haracin gjithmone.
Po punonjesit ne emer te kujt ishin siguruar?
Faji është i IMKT.Apsolutisht kudo në botën e civilizuar reptësisht ndalohet ndërtimi nën telat e largpërçuesve!
Po per zjarrin te METROPOLI ne Lushnje, per nuk u arrestua njeri?!!!! Apo u hodh para e madhe
Ja pra dhe e verteta aq fort e fshehur ka plasur sheshit - Deputeti rilindjot Jari ka ne pronesi prone ku po ndertohej qe Ligji ja ndalon rreptesisht kujdo deputeti...por Jari eshte aq "prane shtresave ne nevoje" sa i lejohet edhe shkelja e Ligjit ...
Kush Ka dale jashte vendit do te shikoje qe fabrika dhe ndertime te tera Jane poshte linjave elektrike bile dhe me tension te larte deri 500 kV. Tek ne tensioni me I madh arrin deri 400 kV Tek linjat qe lidhin Shqiperise me vendet fqinje, linjat e eks-imp te energise elektrike.
Jari i ka kontaktuar per pune ata fakirat qe vdiqen dhe ai duhet te pergjigjet. Ky idioti qe eshte arrestuar thjeshte i ka sherbyer me letra (licence sa per leje). Po taksa paguan ndonjeri? Apo i paguan EdRam palla e surrelit.
O (prokuror ) leshi PROKUKAR duhet me than ketij anadollaku pse nuk heton ate gjasme deputet dhe burimin e atij investimi dhe korupsionin e institucioneve te cilat I kan dhen lejen ketij Palo deputeti po leshon under aresti per nje milingone.