Dy vëllezër nga fshati Qukas i Vjetër në Lushnjë janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Njëri prej tyre Hazis Musai, 70 vjeç, ka goditur me sëpatë vëllanë e tij, Nazif Musain, rreth 77 vjeç. Ky i fundit më pas ka qëlluar me pistoletë vëllanë e tij.
Mësohet se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.
“Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
"T'ma gzosh tokën lal Gjon". Ta kishin ditur vallë që u a morën tokat ? Ta kishin studiuar vallë temperamentin e shqipos, që. " për nji viç m'xu nata jashtë "? Këto pyetje të vijnë si pa dashur, kur shikon majmunët të përleshen me cfurqe e sopata . Këta nuk njohin ligje. Njësoj si Saliu, që si shpellar u thotë njerëzve "letër higjienike, per ligjet e një vendi ku merrte rrogë si km. Edhe nga Bangladeshi të vijnë, prapë do jetojnë më në paqe se shqipot. O vëllezër siamezë, po shkoni në gjykata o idiotë . Pse duhet të mbajnë zi familjet për dy injorantë që nuk e dijnë as pse jetojnë, as pse kanë lindur. Gjëja e vetme që u shkon në mendje është vdekja. Ta vras qenin, ti marr vijën e ujit që kalon ke gardhi. E kanë pasur hak shqiptarët të punonin si argate ke ndonjë bej. Të paktën ashtu nuk vriteshin.
????
Çfare jane keta ore vella?! Afganer!
Ligji 70501 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!