Klienti e hodhi nga kati i 2 i hotelit, sherri zbulon bazën e prostitucionit me vajza të huaja në Durrës

6 Mars 2024, 10:26Kronika TEMA
Klienti e hodhi nga kati i 2 i hotelit, sherri zbulon bazën e

Në konflikt e sipër, një 39-vjeçar nga Shijaku ka hedhur nga kati i dytë i një hoteli, një vajzë 22-vjeçare nga Venezuela. Fatmirësisht, vajza ka rënë mbi çadrat e një lokali.

Për të bërë të mundur zbritjen e saj, është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve. Fill pas kësaj, ajo është dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Durrësit, në lagjen numër dy, pranë prefekturës.

Policia njofton se mes 39-vjeçarit Ismet Zoto dhe 22-vjeçares Darjana Linares ka patur një konflikt fizik, nga i cili janë dëmtuar te dy lehtë.

Që të dy janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e këtij sherri që mund të përfundonte në një tragjedi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vajza ushtronte aktivitetin e prostitucionit, ndërsa 39-vjeçari ishte klient.

Pas mbërritjes në vendngjarje policia zbuloi se hoteli shërbente edhe për strehimin e disa vajzave të tjera, të cilat dyshohet se ushtronin të njëjtin aktivitet.

Ato menjëherë kanë bërë gati valixhet dhe kanë tentuar të largohen nga hoteli, por janë ndaluar nga policia dhe u shoqëruan në komisariat.

Nisur pikërisht nga kjo policia ka dyshime se hoteli në fjalë shërbente si bazë prositucioni.

Mësohet se godina ku ndodhi ngjarja ishte marre me qira dhe ishte kthyer në një hotel.

Dyshohet se vajza që u hodh nga kati i dytë, bashkë me një grup vajzash të tjera, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, dhe i riu me të cilin u konfliktua fizikisht e më pas tentoi ta vriste ishte pikërisht klient i saj.

Vajzat e tjera të përfshira në këtë ngjarje, tentuan të largohen bashkë me valixhet gati, por nuk ia dolën dot. Policia i ka ndaluar ato për t'i marrë në pyetje.

13 Komente

  1. s
    shqip

    Bravo, kjo është policia që duam. Hoteli në mes të qytetit , dhe asnjë nuk e di për se shërben. Duhet të hidhen si nëpër filma, që pastaj të thonë se e zbuluan prostitucionin.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Një terrorist islamik nga Shijaku, hjedhë një vajzê nga kati i dytë. Unë habitëm se si keto kafësh islamikë jetonë mes njerzvê...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boss

        Nje idiot si ty qe mbron Prostitutat e huaja ilegale dhe qe oerdorin droge dhecshkaktojne trazira ne Shqiperi, . Ti je Serbogrek dhe i ndyre

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lol

        A prish shpejt edonte apet

        Përgjigjjuni
        1. M
          Ministria e VaginoKultures "BG"

          Prostitucioni është biznes ose praktikë legjitime ne Shqipëri, me objekt përfshirjen në aktivitet seksual në këmbim të pagesës . Përkufizimi i "aktivitetit seksual" ndryshon dhe shpesh përkufizohet si një aktivitet që kërkon kontakt fizik (p.sh., marrëdhënie seksuale , seks pa penetrim , seks manual , seks oral , etj.) me klientin. Në programin tone te zhvillimit eshte hartuar kuadri rregullator qe mbeshtet fuqimisht kete bisnes/aktivitet shumë fitimprures. Ndalohet rreptesisht vetëm prostitution gratis, pa pagese, qe te mos lulezoje korrupsioni. (Shkeputur nga fjalimi I EDrames 2023- Programi I Rilindjes per Zhvillim)

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prostituta Kombetare sali

            Thoni Jo mbjelljes se fiqve nga Erjon Velia! Ky eshte nje lajm i rreme i perhapur nga George Soros. Askush nuk ka be perpjekje per te me hedh nga ballkoni! Nuk ka kliente ne bote qe te deshmoje se nuk me ka paguar! Gjalle ne bote! Du tju garantoj ju… se, padyshim…! Rrofte populli shqiptar!

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              Ja kështu na ndodh kur nuk vlerspjmë drejt "kuadrot" vendase që kanë mbush sheshet e Evropës e na vin nga anë e botes prostitutat.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prostituta Kombetare sali

                Te duket se nuk i vleresojme?! Pse, pak te duken pulitikanet e Shqiperise?! Kuvendi, plot eshte!

                Përgjigjjuni
              2. a
                albi boston

                Duhet ligjeruar, edhe prostitucioni edhe droga, normal duke u kontrolluar nga shteti. Nqs turisted duan te vijne ne shqiperi, bejeni te ligjshme dhe hani nje cope buke.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurkushi

                  Idjotlliqe Shiperie.Ne çdo vend te Europes lejohet prostitucioni vetem ne Shqiperi jo.Ne Belgjike dhe Hollande jane neper vitrina. Idjotlliku tjeter aty ndolohen lojrat e fait,kazino dhe baste .Rrum palle hesapi.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhëmbeli

                    Duhet të legalizohet prostitucioni ! E them seriozisht !

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      L

                      Po kre shijaksin pse nuk thot policia qe esht arrestuar apo e kan len te lir ....

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luani

                        Shqiperia, han pa porta. Hyne kushdo e del kushdo. Prostituta nga Venezuela sikur nuk na dalin keto tonat.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje