Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shty.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se në seancën e sotme, foli vetëm ish-drejtori Juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, Rezart Tërshana. Ai shpjegoi se përse nuk u caktua një çmim për demontimin.
“Ne nuk caktuam çmim për demontimin, sepse nuk e dinim ku do bëhej demontimi. Komisioni i çmimeve nuk e dinte këtë gjë, kjo gjë nuk u diskutua, për sa kohë nuk e dinim ku do transportoheshin nuk vendosnim dot çmim. Me aq sa mbaj mend unë, 30 deri në 35 milionë euro harxhoheshin nga buxheti i shtetit për demontimin”, tha Tërshana.
Në seancë, u paraqiten Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli, por nuk folën. Ndërsa Mihal Delijorgji dhe Luan Hoxha nuk u paraqitën , pasi nuk u gjetën në adresën e policisë. Njoftimi për ta do të ripërsëritet.
Anila Hoxha zbardh dialogun mes Mediut dhe Tërshanës në seancë, ku nuk mungoi as ndërhyrja e Zamira Durdës, që humbi djalin në tragjedinë e 15 marsit 2008.
Mediu: Çfarë raportesh ke patur me mua?
Tershana: Marrëdhënie pune, asgjë tjetër
Mediu: Çështje fitimi ka qenë demontimi?
Tërshana: Jo, ka qenë çështje sigurie
Mediu: E mbani mend urdhërin 2044?
Tërshana: Jo
Durda: Lërini urdhërat 2044, po flisni për pasojat e Gërdecit (me tone të larta)
Avokati Visha pyet Tërshanën: Cili nga ministrat ka qenë më korrekti sipas jush?
Tërshana: Mediu është njëshi
Durda: Njëshi është se ka vrarë njerëz
Gjyqtarja Irena Gjoka : Mbani qetësi
Seanca e radhës u caktua në 13 mars.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Po nuk kan turp keta njerez qe tallen me viktimat Po qekan fare palaço dhe keta gjyqtaret mjer populli i shkret se keta maskarenj kan siguruar jeten per shume breza. Respekt per kete NENE heroine qe s’pushon se kerkuari drejtesi asgje me shume drejtesi per femijen e saj të ekzekutuar nga balozet e qeveris se kohes.
E kuptoni cfare monstre Minister dhe mbrojtes te tij qe pyesin ironikisht nje hajdut monstruoz drejtor vartes te ketij ministri dhe ky pa ndjesi njerzore ndaj prezences se te afermve te viktimave pergjigjet me supercinizem dhe arrogance se Mediu eshte Njesh. Kjo eshte palo demokraci dhe palo drejtesi qe nuk guxon te ndershkoje vrasesit e 26 viktimave dhe qindra te plagosurve.