Pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka reaguar Policia.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.
Mësohet se Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën, e cila në ato momente ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën.
Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teka Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Pas kësaj, edhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.
Late nam. O goce nuk mbahet burri me zor. silluni sic duhet te sillen dy te rritur.
Asnje nuk e mban dhe e kerkon me zor ......dhe asnje nuk eshte dhunuar deri ne ate grade sa te behet tragjike ....thjesh eshte sjellja dhe pabesia e princit dhe mbi te gjitha imazhi i humbur ai qe te ben te humbasesh menyren e drejte te sjelljes ...gjithsesi me perfundimin e komentit jam 100% dakort ...
Pse ci plasi Princit per kete shkarravinen qe donte vetem lek dhe Luks? Martes interesi ishte dge ashtu sic donte ajo lek dhe ky do femra te tjera. Secili ka interesin e vet sepse kur shitesh si lope per lek dhe do trajtohesh si lope
Gallatë.....