77-vjeçari Nazis Musaj i cili qëlloi me armë zjarri vëllanë në Lushnjë, ka dëshmuar në polici se konflikti mes tyre për një pronë, ka nisur prej disa kohësh.
Sa i përket momentit të sherrit, 77-vjeçari shprehet se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, ndaj ai nxorri armën dhe e qëlloi. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por kur e pa që vëllai ishte gjallë nuk e bëri këtë veprim.
“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova.
Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, tha 77-vjeçari.
Kujtojmë se konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, për një rrugë ku kalonin.
Nazifi, 77 vjeç dhe Hazizi, 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht. Pas përdorimit te sendeve te forta, situata ka degjeneruar deri në përdorim të armës.
Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllain Hazizin. Ndërkohë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me sëpatë.
Po si perfundim vdiq apo jo vëllai?!
Vdiq, mori edhe token me vete.
Vdiq, mori edhe token me vete.