DETAJE/ Ishte i vetëm në një lokal, Behar Bajri u arrestua në Paris, autoritetet shqiptare e mbajtën nën vëzhgim për dy javë

5 Shtator 2023, 10:45Kronika TemA

DETAJE/ Ishte i vetëm në një lokal, Behar Bajri u arrestua

Behar Bajri u kap dy javë pasi u mbajt në vëzhgim nga pala shqiptare e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze. 43 vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.


Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.

Tashmë, autoritetet e të dyja vendeve kanë nisur procedurat për ta ekstraduar në vendin tonë.

Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza.

Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn.

Referuar dosjes hetimore, Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.

Si pjesë e kësaj dosje u arrestuan edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe kreu i Forcave Operacionale, Oltion Bitri. Ndërsa u zbardhën vrasje e trntativa vrasjesh në Shkodër e Tiranë.

 

4 Komente

  1. T
    T

    Pune kafshesh

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Kriminelesh thuaj, se do na ofendohen kafshet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Ram Berisha

        Me shume keqardhje, por si po duken punet, mua me duket se krejt kombi shqiptar eshte fidanishte per njerez te jashteligjshem (per te mos thene ndonje fjale tjeter) Dhe per kete, pa dyshim, pjesa e luanit m takon mue

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje