Detaje nga plagosja në Tiranë/ 15-vjeçari mori plumb në qafë, dyshohet se arma u shkrep…

1 Qershor 2025, 20:00Kronika TEMA

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 15-vjeçari mori plumb në

Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”.Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë. Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është plagosur në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme në spital, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë një punonjës i picerisë, konkretisht motorristi.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

2 Komente

  1. P
    Po

    Motorristi i picerise me kobure ne brez!!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      DmJ

      O lali gjysma e motorristeve te picerive shperndajne Droge ca picash thu ti.Jane bo aq shume motorriste sa kush vje ktu meno qe ky popull ha vetem pica.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje