
Një rrjet social komunikimi mes koleksionistëve dhe pronarëve të argjendarive në Shqipëri dhe jo vetëm çoi në kapjen e dy shtetasve italianë që nëpërmjet mashtrimit kishin shitur ar të rremë në vlerën e mbi 200 mijë Eurove në Mal të Zi dhe Tiranë.
Të dhënat e hedhura në këtë rrjet social ku viheshin në dijeni pronarët e tjerë për aktivitetin e italianëve dhe foto e tyre, u aksesuan nga policia e cila nisi hetimet.
Në dosjen që Tv Klan disponon, thuhet se Fortunato Maddaloni dhe Riccardo Gennario njiheshin edhe nga komuniteti në Itali si mashtrues.
Ata rezultojnë të kenë hyrje-dalje në Shqipëri që prej muajit Maj dhe mashtrimin e parë në vendin tonë e kanë bërë në 2 Qershor, ku i kanë shitur një argjendarie ar të rremë për 100 mijë Euro.
Në 30 Korrik, dy shtetasit italianë duke u prezantuar me emra të tjerë, i shitën arin e përzier më metale të tjera edhe një argjendarie në Malin e Zi me vlere prej 135 mijë Eurosh.
Në Shqipëri u rikthyen në 11 Gusht dhe prej këtij momenti kanë qenë në vëzhgim deri kur u arrestuan në Elbasan me një çantë ku mbanin arin e rremë në 6 qese, teksa të vërtetin e kishin të fshehur në shuallin e këpucës.
Policia ka proceduar edhe një shtetas shqiptar, i cili ka penguar hetimet dhe dyshohet se kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.
bene kerdine thote gazekari. nje here e shiten dhe u kapen
Në BE, për një unazë flori të vërtet vihet në dijeni shërbimi sekret i shtetit ku shitet, policia dhe fiskaliteti, ndërsa te ne e shikojm si biznes i rregullt këtë kontraband si cigare të rreme.
"Te dhenat u aksesuan" thote mender gazetari.
nëse,sipas sazan gurit të gjithë janë shqiptarë,si kinezët dhe zezakët,atëherë dhe të gjitha gjuhët janë shqiptare!! pra dhe "u akssesuan"është shqip!! draft është shqip,lider është shqip!! i vetmi problem është se i përdorin shqiptarë që nuk jetojnë në torjet shqiptare të ndara nga bota që në koferencën e baldushkut!! prandaj nuk e tha kot saliu i sheqeres se "shqipja ka 13 gjuhë letrare"!! pra 13 nga gjuhët më të rëndësishme të botës janë shqip,pjesa tjetër dialekte,e nën dialekte të shqipes!!