FOTOT/ Ambasada e SHBA: Si po trajnohen hetuesit shqiptar nga FBI dhe DEA

17 Gusht 2022, 14:12Kronika TEMA

FOTOT/ Ambasada e SHBA: Si po trajnohen hetuesit shqiptar nga FBI dhe DEA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka treguar si po trajnohen hetuesit shqiptar nga organet më të larta të drejtësisë amerikane. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se: 

"Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit vizituan Uashington D.C. javën e kaluar, ku u takuan me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD).

Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës i mirëpritën ata.

Ata u takuan edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal.

Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë.

Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme. Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK", shkruan ambasada. (TemA)

 

3 Komente

  1. J
    Jari

    Trajnoni edhe atë Çunin, Fukarain në krye të SPAKUT që e ka Vilën në Gji të Lalzit, komshi me Like Floririn edhe Sali Non Gradën. Se ai do bëji namin, Namin.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lenci bira

      Arrestihet salih bin laden dhe Ilir al zahari

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Lere çe pyet. Po edukohen se si të merren me ata që shesin kanabis e të lënë politikanët e nivelit të lartë të korruptuar rehat e si tu vonojnë dosjet. Kaq është.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje