“5 mijë euro për lirimin nga burgu”, Apeli lë në fuqi vendimin për Zamira Vyshkën, gjyqtarja: Është e padrejtë

16 Gusht 2022, 14:29Kronika TEMA

“5 mijë euro për lirimin nga burgu”, Apeli lë në

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e dhëna më herët për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Mësohet se dhe për dy avokatët e tjerë të arrestuar bashkë me gjyqtaren një muaj më parë, Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari  janë lënë në masën “arrest me burg”.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura gjyqtarja tha se hetimi është i montuar, ndërsa në përfundim të seancës, ajo tha për Top Channel se vendimi i apelit është i padrejtë.


Si u arrestua gjyqtarja Zamira Vyshka:

Hetimet lidhen me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit.

Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares para.

Zanafilla e hetimit ka nisur nga një shkresë e dorëzuar në Prokurorinë e Posacme, e cila siç thuhet në dosjen hetimore është një kallëzim anonim, pa nënshkrimin e një personi, pa të dhëna të tjera identifikuese, por vetëm emri i kallëzuesit, Misir Musta.

Në kallëzim thuhet se gjyqtarja Zamira Vyshka, ka detyruar familjarët e të pandehurit që ajo kishte nën gjykim, për të kontraktuar si mbrojtës ligjor avokatin Ilir Pashaj.

Në këmbim të lirisë së të pandehurit Xhuljo Musai, i arrestuar për plagosje të rëndë me dashje, gjyqtarja Vyshka dhe avokati Pashaj, kërkuan shumën e 5,000 eurove.

Lini një Përgjigje