Nga Tirana në Pogradec shitën flori falso me vlerë 200 mijë euro, në pranga dy 70 vjeçarët italianë

16 Gusht 2022, 10:45Kronika TEMA

Nga Tirana në Pogradec shitën flori falso me vlerë 200 mijë

Gjatë gjithë verës Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario kishin udhëtuar nëpër Shqipëri duke mashtruar argjendarët nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë derisa u zbuluan në qytetin e Elbasanit.

2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër, informoi sot (16 gusht 2022) policia e Elbasanit.

Operaiconi u kodua “Fake  Gold” (Ari falso)

 “Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera” vijon njoftimi i policisë.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.


"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram" tre të rinjtë nga Elbasani dhunojnë 20 vjeçarin nga Belshi, i marrin dhe eurot
Te arrestuar janë Fortunato Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe Riccardi Gennario., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

1 Komente

  1. p
    pjeter

    Hahaha,te pakten thoni, "Jemi me pushime e nuk kemi kohe ti kontrollojme artikujt". ""Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram" tre të rinjtë nga Elbasani dhunojnë 20 vjeçarin nga Belshi, i marrin dhe eurot Te arrestuar janë Fortunato Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe Riccardi Gennario., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.""

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje