Gjithçka lidhet me Ervis Martinajn zhduket për të mos u gjetur më... përpos trupave të ekzekutuar

16 Gusht 2022, 09:16Kronika TEMA

Gjithçka lidhet me Ervis Martinajn zhduket për të mos u gjetur

Nga Vitjon Nina

Një muaj shkoi nga ekzekutimi i tre personave në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të mbetur tre persona.

Më 17 korrik 2022, një grup tejet i strukturuar, kreu një operacion ekzekutimi me detaje të përpikta. Askush, nuk u la pas i gjallë.

Tre emra u bënë me dije pas vrasjes së bujshme, por më së shumti në sy, ra veç njëri: Brilant Martinaj.

Familjar i afërt i Ervis Martinajt, Brilanti ishte veçse 22-vjeçar dhe mbi të, rëndonin akuza për dy vrasje efektivesh apo ish-efektivësh policie.

Njëri, i la vendin tjetrin dhe sot, për Brilantin më nuk po flitet, por për Ervisin, mediat po gëlojnë.

Pse? Sepse ai, është shpallur zyrtarisht i zhdukur!

Gjithçka lidhet me Ervis Martinajn zhduket për të mos u gjetur më. Vetëm trupat e ekzekutuar (apo shkrumbuar) të miqve e familjarëve të tij, lokalizohen.

Nuk është i largët nëntori i vitit 2021, kur në kryqëzimin e zonës së njohur si “Astiri” në Tiranë, dy persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi.

Lidhja me Martinajn? Erigers Mihasi, mik i tij i ngushtë!

Stili ishte i njëjtë me atë të vrasjes së Brilant Martinajt e shoqëruesve të tij.

Ndjekje me veturë, ekzekutim, largim nga skena e krimit, djegie e automjetit në Thumanë, Fushë-Kurjë a zonat përreth.

Pikërisht Fushë-Kruja është kthyer në epiqendrën e gjithë botës kriminale në Shqipëri dhe arsyeja, është e qartë: Ervis Martinaj, ndodhet (ose më saktë ndodhej) aty.

Mirëpo nga të dy krimet identike për nga organizimi, asgjë nuk dihet, veç emrave të viktimave dhe lidhjeve që ata kanë pasur me Ervis Martinajn.

Policia e Shtetit, Prokuroria, asgjë nuk ka arritur të zbulojë. Edhe nëse po, asgjë nuk e ka publikuar.

Albanian Post ka komentuar me gazetaren e mirënjohur të kronikës, Klodiana Lala dhe e ka pyetur pikërisht mbi “fenomenin” Martinaj.

“Për shkak të lidhjeve dhe përfshirjeve politike dhe kundërshtarëve shumë të fortë nuk është zbuluar asgjë”.

Kështu mendon ajo, e cila e ka ndjekur çështjen nga afër dhe ka qenë e para që ka raportuar zhdukjen e Martinajt dhe denoncimin që familjarët kanë kryer.

Sipas Lalës, zbardhja e krimeve, nëse bëhet, i ekspozon këta eksponentë.

Interesi publik i shoqërisë ka qenë shumë i lartë karshi çdo publikimi mbi jo vetëm Ervis Martinajn, por edhe eksponentë të tjerë të botës së krimit, si Nuredin Dumani, së fundmi i penduar i drejtësisë, apo Talo Çela.

E sërish, këtyre emrave, të cilët janë ndër më të kërkuarit në Shqipëri, i mbivendosen të tjerë edhe më të fuqishëm, me lidhje shumë të forta politike, të cilët drejtësia, nuk guxon as t’i përmendë e publikisht nuk njihen.

Kështu e mendojnë gazetarët më në zë të kronikës situatën, e cila përshkruhet jo pak herë edhe si një luftë e paprecedente bandash.

Një nga një, të gjitha këto ngjarje po mblidhen e po bëhen pirg në dosjet hetimore, pa asnjë rezultat konkret.

Vetë kapja e Dumanit, zbuloi detaje, por në formë fragmentesh, pa një “puzzle” të qartë të tablosë së madhe të krimit, në të cilën Policia – zyrtarisht – nuk ka vënë ende asnjë formuese me peshë.

Zhdukja e Martinajt, sa paradoksale, aq edhe tronditëse nëse e vërtetë, e tregon fare mirë se gjithçka lidhet me të, ashtu si edhe gjithçka lidhet me grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri, zhduket befasisht e nuk gjendet më.

Në Fushë-Kuqe ka rënë zija! Fortesa është thyer!

Pas, mbesin vetëm arkëmorte dhe emra të ekzekutuarish.

I njëjti fat edhe për Martinajn?! Kjo mbetet mister…

7 Komente

  1. r
    rezari

    Ama gazetar. Shkruajne tere gabime.

    Përgjigjjuni
    1. $
      $$

      Klodiana Lala “ gazetare e mirnjohur e kronikes?” O tempora 0 mores! Kjo mashtruese mitomane qe qelloi shtepine e vet per ti bere reklame vetes?! Kjo qe i di te gjitha dhe zbulon çdo gje, pse nuk gjen se kush qelloi te shtepia e vet? Apo i kane qelluar komshit se u ka trembur kalamajt me ate surrat si oping e shqyer!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anonim

        INJORANCA KARSHI IDJOTEVE SHQIPTAR QE NUK KA FUND KU NUK SHIKOJN GRAT ,NENAT, MOTRAT SA TE BUKURA I KAN SHAJN SI KOQE KANDARI QE JAN , PO MIR MOR IDJOT I SHKUND KU E DI TI QE E KA QELLUAR VET APO KE QEN TI ,PO PUNA TRAP O HAJDAR PUNA QE KA DHE DIHET KUSH E KA QELLUAR POR SI I VONUAR MENDOR DHE KOQE QE JE DUHET TI NGJASH SALI SHPELLARIT SE AI SHPIK QE KISHIN PAR DHE DUMANIN NE PLAZH ,KUSH JU SOLLI JUVE NE TIRAN QE I HUMBT FARA DHE VARRI SE ISHIT MIR ANDEJ NGA ERDHET INJORANT.

        Përgjigjjuni
      2. 1
        19

        Ishalla vazhdojne kshu qe te zhduken nje nga nje .shteti duhet ti ndihmoje kta kriminele te vrasin sa me shpejt njeri tjetrin.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Ervis Martinaj dhe Talo Çela i kane zhdukur gjurmet ne Argjentine.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbërori

            Artikull që duket i shkruar me Google Translate. O Mero, gjej ndonjë redaktor të zotin se na e gërrditët gjuhën shqipe.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Julian Laci

              Ka nje vit nuk behen vrasje ne vlore . U vrane koqet shqiptare qe te hapen bythyt ne vlore me benza ne lungomare. Ne lac ca koqe nga laci , fushe kuqe ,mamurresi dhe pabuksa te tjere nga fshaterat per rreth per 10 minuta me u hap ne rruget me gropa te lacit kane perfunduar ne gropa 2 metra te fella. Nga 1990 deri ne 2022 jane vrare mbi 390 vetem qe te hapen 10 minuta ne lungomaren e Lacit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje