Plagosi punonjësin e IMT, Qani Muça akuzon: Më vodhën 80 mijë euro, këta duhen vrarë të gjithë, se janë kriminelë

15 Gusht 2022, 12:20Kronika TEMA

Plagosi punonjësin e IMT, Qani Muça akuzon: Më vodhën 80

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli.

Në gjykatë, Muça ka pretenduar se është provokuar nga inspektori i IMT. Sipas tij, inspektori i ka thënë: “Nuk deshe të merrje hyrje në pallat, tani rri mes katër rrugëve”. 

Nga ana tjetër, Muça është shprehur se nuk e ka pasur ai armën e krimit, por punonjësi i IMT. Njëkohësisht ai ka ngritur pretendimin, se punonjësit e IMT i kanë vjedhur gati 80 mijë euro, qe i ka pasur të fshehura në godinë.

Referuar dosjes së prokurorisë, të siguruar nga A2 CNN, tentativa e vrasjes së zyrtarit të IMT, Ilirjan Gavelli ka ndodhur gjatë një përleshjeje mes tij dhe Muçës. 

Inspektori i plagosur ka dëshmuar se po fotografonte objektin e shembur nga IMT kur është përballur me fyerje të 55-vjeçarit dhe ka parë një armë pistoletë të drejtuar nga vetja.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. 

Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart armën e Qani Muçës. 

Edhe pse u afruan punonjësit e policisë, ai vazhdonte ta mbante dhe bënte rezistencë. Me sa kam parë, ishte në gjendje të dehur dhe vinte era alkool”.

Ndërsa punonjësit e policisë, që kanë dhënë deklarime për ngjarjen, kanë pohuar se ishin aty në mbështetje të aksionit të IMT, kur kanë dëgjuar të shtënat. 

Sipas njërit prej tyre, në momentin e shoqërimit të Muçës, ai ka thënë “këta duhen vrarë të gjithë, se janë kriminelë”.

8 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Një restorant bënë 3,5 milion lekë të vjetra xhiro në ditë dhe paguan puntorët me 100 lekë të reja në orë, dhe kjo pages kryhet në fund të 30 ditë pune, ndryshe humbet gjithçka. Mafie private

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Gjykata t'ia ktheje 80 mije eurot ketij gangsteri ne 80 vjet burg.

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Mos u mërzit se sapo të vijë berisha në pushtet,do te beje drejtor. Mos më pyet kur,por do të vijë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropoja

        Njelloj jane shqipot si atehere para 100 viteve si tani thjeshte klima ngrohja globale ka ndryshuar pa shqipot nje mut jane prapa diellit akoma

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ersa

          Ky paska qenë pis njeri, palaço që pasi kreu krimin ka dhe pretendime të tipit qiqra në hell. Jo po mos ka pasur 1milion euro në senduk dobiçi

          Përgjigjjuni
          1. P
            Preshi I lushnjes

            keto idjotlliqe ja mendon birisha ketij kokekari

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mira

              Sa te rroje Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja Shqiperia nuk do te gjeje kurre qetesi!

              Përgjigjjuni
            2. f
              fati

              Do tja gjeje eurot ajo avokatja qe i doli ne mbrotje nje kriminelei ordiner. Te dy te plasen ne burg.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje