“Dikush mori vajzën në krah, i hodhi një peshqir”, rrëfimi tronditës i dëshmitarit që pa skenën e vrasjes së Jonadës

13 Gusht 2022, 18:26Kronika TEMA

“Dikush mori vajzën në krah, i hodhi një peshqir”,

E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

Bledar Avdia me vajzën e tij 7-vjeçare Jonadën po qëndronin në bregun e detit në Potam. Edhe pse nuk e dinin, Babe e bije po jetonin çastet e fundit së bashku. Më pas erdhën minutat fatale për familjen Avdia. Një skaf që erdhi nga deti, i mori jetën mizorisht vogëlushes.

Çfarë ndodhi ne ato minuta dhe çfarë veprimesh kreu komisari Arjan Tase qe solli tragjedinë? Një dëshmitar okular që ndodhej 10 metra afër vendngjarjes rrëfen se si Arjan Tase kreu krimin e rëndë.

Rrëfimi tronditës i dëshmitarit:

 Një skaf u afrua në bregdet, ku aty po laheshin shumë pushues, skafi u ankorua në breg duke shpërfillur të gjithë pushuesit që ishin në breg dhe në det. Aty mori disa persona dhe më pas bëri një lëvizje shumë të shpejt, të beftë pas, pak metra, duke u munduar që helikat e skafit mos t’i takonin në gurë, dhe në atë moment pushuesit u alarmuan, shumë njerëz i bërtitën skafistit që të ndalonte, momenti i dytë ishte kur autori tentoi dhe e nxori skafin me një lëvizje shumë të fuqishme motorike paralel me bregun e detit, aty pamë shumë njerëz të cilët ishin në det, le të themi u ndikuan nga kjo lëvizje, u alarmuan edhe më shumë.

Pamë që babi i vajzës u godit nga skafi, ku shihnim kokën e tij që u fut poshtë skafit, edhe pse ne të gjithë si pushues bërtitëm, munduam ta ndalonim autorin, autori na shpërfilli të gjithë ne, nuk denjoi të na përgjigjej ose të bënte një veprim ku mund ta kishte parandaluar këtë tragjedi.

Autori me këtë dalje paralele me bregun, merr drejtimin e skafit për nga jugu, i dha më shumë gaz për t’u nisur nga bregu dhe në atë moment pamë tek pjesa e helikave të motorit shumë gjak…

Në atë moment u alarmuan të gjithë, i thamë, i bërtitëm autorit të ndalonte, ai tentoi të ikte edhe pasi e pa këtë skenë, me vetëdije të plotë, autori ishte i qetë, nuk pamë ndonjë ndryshim në sjelljen e tij, gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe të gjithë ne shkuam të kapnim skafin dhe me duart tona e tërhoqëm atë në breg.

Në atë moment pamë dhe trupin e vajzës që e kishte nxjerr dikush, trupi i vajzës ishte i copëtuar nga helikat e skafit, dikush i hodhi peshqir sipër trupit të aj… ishte një situatë shumë shumë e rëndë”, tregon dëshmitari okular.

BW

1 Komente

  1. s
    skelari

    Kjo vrasje duhet klasifikuar paralelisht si vrasje me dashje, vrasje e shumefishte e mbetur ne tentative, akt terrorrist, e cfare ti permbaje pragu i deres kodit penal. POR, te flasim pak per shtetformim. Ky akt eshte vertete nje nga ato akte qe duhej shoqeruar me akte pergjegjesie dhe doreheqjeje nga administrata e larte. Realisht dita dites po duket qe policia nuk po e kontrollon dot me territorin, madje nuk po garanton dot as qe trotuaret te mos "zhduken" nen makina te parkuara ne mes te Tiranes (per ilustrim mund te shihni nje furgon qe parkon totalisht mbi trotuar tek kryqezimi perendimor i shkolles "Vasil Shanto", prane unazes, i cili ka aq muaj qe nuk heq dore, sa po me duket si ndertim i ri, ne nje vend ku duhet te ulesh koken te mos e shohesh kur kalon tek bulevardi, dhe ky trotuar i bllokuar i nxjerr njerezit ne mes te rruges ne ne kryqezim - por rastet jane pa fund, dhe ne shtim). Edhe gjobat vihen ne funksion te parase qe grumbullohet, jo me synimin e mbajtjes se ekujlibrave ne shoqeri. Kjo sjellje e aparatit policor vjen nga shume arsye, te zgjidhshme dhe te pazgjidshme menjehere, por e sigurte eshte qe ky aparat eshte ne momentin qe nuk frymezon me besim te mjaftueshem tek njerezit, qe njerezit ne shumice te kene prirje per te respektuar rregullat me ndergjegje. U zgjata pak, por dua te nenvizoj dhe dicka - Qeveria (Rama personalisht) ka mbajtur ne disa raste te veshtira (rasti i vrasjes se pafat te K. Rashes) nje qendrim jo realist e jo te pergjegjshem, duke e shitur ne moment efektivin e duke martirizuar viktimen (kur ceshtja mund te trajtohej per ate qe eshte, e jo sikur flitej per nje polic qe kishte dale rrugeve per te vrare njerez te pafajshem, per qejf te vete). Keto situata mund te demotivojne cdo polic per te sakrifikuar ne kryerje misioni, dhe pasojat sot jane nje polici gjithmone e me apatike, pa motivim per tu perballur me shkeles e horra, dhe me synim vetem te mbledhjes se ndonje leku jashte rroge. Ne fund si gjithmone ceshtja zgjidhet me shkarkim te policit ne fund te zinxhirit...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje