Dha dëshmi të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij, arrestohet 53-vjeçari që ishte në kërkim

27 Shtator 2023, 12:25Kronika TEMA

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij,

Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim.

Policia njofton se 53 vjeçari Gegë Tefaj nga Shkodra ishte në kërkim për një deklaratë të rreme që ka dhënë para prokurorit për një vrasje të ndodhur në Shkurt të vitit 2022 në lokalin në pronësi të tij në Grudë të Re.

Bëhet fjalë për vrasjen e 47 vjeçarit Prekë Tonaj. Policia arrestoi 30 vjeçarin Eduart Kësolla si autor të vrasjes pasi dyshohet se ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.

“Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11.07.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit 47 vjeçarit, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e 53-vjeçarit”-njofton policia.

 

Lini një Përgjigje