
Katër persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte, Bilbil dhe Jashar Majën, pasi ata ishin ankuar për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
"Gjatë operacionit për kapjen e këtyre shtetase u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë dhe Reparti Special RENEA.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja, dhe të Repartit Special RENEA, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasit:
- I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L. Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.
Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.
Ne burg me denimin maksimal qe parashikon ligji.Grup i strukturuar kriminal.
Turp i botes pera ata qe bejne debutet nje person me familje kriminale.
Rrahman Rrahja eshte kapua i grupit te strukturuar kriminal qe eshte perfsire ne shume ngjarje tragjike ne zonen e FUSHE-KRUJES. Ai eshte vetquajtur si pronar i gjithe asaj zone qe vendos per gjithcka,pyesni banoret e zones. Edi Rama eshte mbledhesi i te gjithe kriminelve ne te ashtuquajturen PS, QE NE TE VERTETE PO KTHEHET NE NJE PARTI FASHISTE.
Ja dergon votat si ti doje....normal
O plera po aty ishin te pakten 10 vete...o plera zoti ju vrafte me zyrtare e shteti e me rradhe....shteti I Edushit....o Edi ku je na mbro....
Plasini ne burg qe mos dalin me kurre.Te gjithe pa perjashtim.Ca u be ketu??? Kush vendos ligji apo Maliqi????
Kalbini ne burg qente, barbare!
pra sa here ndodh nje gje e ngjashme zbulojme cilet jane sipermarresit e medhenj ne Shqiperi dhe per te ndal njerezit qe te zhduken qe ketu, u sekuestrojme diplomat? Zoti Lider Suprem ...nuk ke gje ne vije keshtu...merri horrat zhduki dhe ler njerezit e talentuar te bejne biznesin..ndryshe na rrenove me keq se kaq. Na vjen turp kur dalim jashte, cfare tu tregojme te te huajve: Rrajat me shoke