"S’kam lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas, isha në shtëpi", zbardhet dëshmia e Valter Bamit

7 Korrik 2023, 09:36Kronika TEMA

"S’kam lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas, isha në

Valter Bami, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan Sino.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes.


Mirëpo, burime nga policia bëjnë me dije se kanë bindjen se 37-vjeçari ka qëlluar atë natë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik, vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për të. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi dorës së majtë.

Gjatë gjuajtjes, që mund të ketë qenë në atentatin në banesën e Bajtjas, Bami ka pasur doreza dhe pjesa e gishtave dhe pëllëmbës ka dalë e pastër. Deri tani ka vetëm një akuzë ndaj tij, armëmbajtje pa leje. Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. 

I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

Lini një Përgjigje