Vrasja e 23-vjeçarit në Fier, jepet vendimi për dy autorët, ja me sa vite burg dënohen

6 Korrik 2023, 15:20Kronika TEMA

Vrasja e 23-vjeçarit në Fier, jepet vendimi për dy

Gjykata e Fierit ka dënuar me nga 19 vite burg dy të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi.

Krimi i rëndë ndodhi në vitin 2019 në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë. Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime.

Kiri Mernica dhe Sadri Selaci janë dy të rinjtë e shpallur fajtorë për vrasjen e tij dhe janë dënuar me nga 19 vite burg secili.

23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja.

Krimi që tronditi qytetin e Fierit ndodhi për motive të dobëta.

 

Lini një Përgjigje