Atentati ndaj Gentian Bejtjës, flet adoleshenti i plagosur: Babai ishte me ne në makinë

5 Korrik 2023, 16:58Kronika TEMA

Atentati ndaj Gentian Bejtjës, flet adoleshenti i plagosur: Babai ishte me

Hetimet për atentatin ndaj Gentian Bejtjës janë në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar.


Por grupi hetimor mendon se atentati lidhet me ekzekutimin e tre të rinjve në mbikalimin e Fushë-Krujës, afro një vit më parë, Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës. Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të jetë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë.

Nga ana tjetër, mekanizmi i ngjarjes ka karakteristika të përbashkëta me krimin e ndodhur në zonën e Don Boskos ku viktimë mbeti Mimoza Paja.


Mendohet se atentatorët janë të njëjtët persona, kjo nisur nga fakti se i gjithë krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë banesës së 42-vjecarit, por edhe nga mënyra se si kanë qëlluar në një automjet me fëmijë, ashtu siç ndodhi në marsin e këtij viti ku u vra një e grua pafajshme.

Të shtënat me breshëri i morën jetën kunatit të Gentjan Bejtjas ndërsa lanë të plagosur dy djemtë e tij 10 dhe 13 vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër ka arritur të marrë dëshminë e njërit prej fëmijëve, i cili ka pohuar te hetuesit se babai i tyre ka qenë në automjet me ta, duke konfirmuar kështu se 42-vjeçari ndodhet ne Shqipëri.


Për vendndodhjen e tij, policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Gentjan Bejtja është person me precedentë të theksuar kriminalë. Para disa viteve, policia i gjeti në shtëpi një arsenal armësh. Ai u mor në pyetje dhe si i dyshuar për vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve.


 42-vjeçari, pas tentativave për ta vrarë, kërkoi azil në Norvegji e Suedi, kërkesa të cilat iu refuzuan.

Lini një Përgjigje