Vrau dhe groposi në Dajt biznesmenin, dënohet me 15 vite burg Fredi Rrushi

5 Korrik 2023, 15:40Kronika TEMA

Vrau dhe groposi në Dajt biznesmenin, dënohet me 15 vite burg Fredi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Për shakak të gjykimit të shkurtuar, Fredi Rrushit i ulet 1/3 e dënimit duke bërë që dënimi final të jetë 10 vite burg.


Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021, i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë në zonën e Dajtit. 

Një ditë pas ekzekutimit, Rrushi u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori i mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila dyshohet të jetë bërë për borxhe.

Nga ana tjetër, kujtojmë se  për vëllanë e autorit, Pajtim Rrushin, prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për “moskallzim krimi” dhe “kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin”.

 

4 Komente

  1. H
    Haleja

    ate here duhet te vriten edhe gjykates te korruptuar dhe denohesh 10 vite burg , han sufllaqe 10 vjet dhe del si i forte , turp per drejtesine , dike denojne per jete dike 50 vjet dikush ja del pa u lagur fare

    Përgjigjjuni
    1. q
      qylafi

      do kete paguar ndonje pare xhepi qe u denua me burgim te perjetshen 15 ose 10 vjet

      Përgjigjjuni
      1. m
        muçua I tanes

        per moshen qe ka , duhet te vrasi Edhe 2 te tjere (gjithmone duke llogritur vitet e burgut)

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri

          Korrupsion i paster, mbase i beni ilace per kancer ato pare qe keni marre o plehra qe e shkaterruat kete vend.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje