Atentati ndaj Gentian Bejtjës/ Lirohen vëllezërit Bami dhe Marklen Haka, ja çfarë deklaruan në polici

5 Korrik 2023, 10:21Kronika TEMA

Atentati ndaj Gentian Bejtjës/ Lirohen vëllezërit Bami dhe

Dy vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë liruar nga policia pas shoqërimit që iu bë ditën e djeshme për t'u marrë në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit.

Pasi dhanë deklarimet ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës.


Deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes, pasi ata kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen.

Pritet që ky i fundit të merret në pyetje nga policia, nëse dëshmia e tij do të ndihmoj në hetime.

Tri armët kallashnikovë bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe pritet përgjigje nëse janë përdorur të trija për të qëlluar, si dhe nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Lini një Përgjigje