Zhdukja dhe vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rushin

4 Korrik 2023, 16:23Kronika TEMA

Zhdukja dhe vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, prokuroria kërkon 18 vite

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e Fredi Rrushit me 18 vite burg, për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës.

Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021, i mbuluar me zhavor në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

Një ditë pas ekzekutimit, Rrushi u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Sipas hetuesve, autori i mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila dyshohet të jetë bërë për borxhe.

Nga ana tjetër, për vëllanë e autorit Pajtim Rrushi, prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për “moskallzim krimi” dhe “kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin”.

1 Komente

  1. T
    Taulant

    Wow sa pak, a thua se vrau nje dele. Po me mire keshtu se del brenda 10 viteve e pastaj ha kokren e plumbit nga gjaksit. Histori e mbyllur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje